-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku: LDK-ja e gatshme për komunikim me të gjitha partitë politike

Kryesoret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbijetuar votëbesimin në Kuvendin e partisë, duke siguruar mbështetje për të vazhduar drejtimin e partisë.

Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit të Punës, Abdixhiku mbajti një deklaratë për mediat, ku theksoi rëndësinë e maturitetit politik dhe gatishmërinë e LDK-së për të kontribuar në proceset politike të vendit.

“Në këtë Kuvend, u miratuan dy deklarata, njëra për situatën politike në vend dhe tjetra për situatën e LDK-së. Janë deklarata që kërkojnë maturitet politik. LDK-ja shpreh gatishmëri që ta ofrojë veten për të dhënë mendime me këdo që është pjesë e skenës politike në Kosovë. Nuk kemi folur specifikisht as për koalicione, as për pozita specifike, por kemi dhënë vlera orientuese të një partie. Kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk flasim për pazare politike. Por që partitë duhet të ulen për të bërë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës. Prandaj, jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit, i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Republikës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit