Aktori i shquar i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Fitim Makashi, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Ai u nda nga jeta në shtëpinë e tij, i rrethuar nga familja që kujdesej për të deri në fund. Homazhet do të zhvillohen sot në Teatrin ArTurbina, nga ora 11:00 deri në 13:00.
I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, Makashi ka qenë një figurë kyçe në artin shqiptar. Me një karrierë të pasur në Teatrin Popullor dhe kinematografi, ai la pas shumë role të paharrueshme në filma dhe shfaqje si “Dueli i heshtur”, “Rugicat që kërkonin diell” dhe “Shpella e piratëve”.
Pjesë e rëndësishme e brezit të artistëve që formuan identitetin e kinemasë shqiptare, ai gjithashtu kontribuoi si pedagog në përgatitjen e aktorëve të rinj.









