Aktori i njohur shqiptar, Fitim Makashi, ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare, duke lënë një boshllëk të madh në artin shqiptar.
Me një karrierë që përfshin dekada të tëra në teatër dhe kinematografi, Makashi ishte një emër i njohur dhe i vlerësuar për talentin e tij të veçantë dhe përkushtimin ndaj profesionit.
Në vitin 1963, ai nisi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ndërsa më pas u angazhua si pedagog dhe aktor në Teatrin Popullor (sot TK), ku realizoi disa nga rolet më të njohura në historinë e teatrit shqiptar.
Interpretimet e tij ishin të mbushura me emocione të thella, duke u bërë një figurë e dashur për publikun shqiptar.
Lajmi i ndarjes nga jeta të aktorit ka shkaktuar një valë ngushëllimesh nga miqtë, kolegët dhe publiku, që e nderuan për punën dhe trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme.









