Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij para Kuvendit të partisë dhe pyeti delegatët se çfarë dëshirojnë të bëjnë me të si kryetar dhe me të ardhmen e LDK-së.
“Me përgjegjësi të plotë morale e politike, ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit.
Nuk e bëj këtë për të shmangur përgjegjësinë, por për ta përmbushur si detyrim moral. S’e bëj këtë për të krijuar krizë.
Prandaj, ju pyes çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar dhe me të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi, me dinjitet dhe me plot besim”, tha ai gjatë fjalës para Kuvendit.
Abdixhiku tha se përgjegjësia i takon atij. “Përgjegjësia ka emër, ka funksion, ka adresë dhe sot kjo adresë jam unë si prijës i kësaj partie.
Unë i marr mbi vete të gjitha përgjegjësitë. Plotësisht. Prijësi nuk është ai që del përpara veç kur gjërat nuk shkojnë mirë”.
Ai bëri thirrje për unitet brenda partisë dhe tha se LDK mund të ringritet









