-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roma përforcon sulmin/ Arrin marrëveshjen për Bryan Zaragoza nga Bayern Munich

Kryesoret

Roma ka bërë një goditje në orët e fundit të merkatos, duke arritur marrëveshjen me Bayernin e Mynihut për transferimin e sulmuesit spanjoll Bryan Zaragoza. 22-vjeçari do të huazohet te Celta Vigo me të drejtë blerjeje, që do të kthehet në detyrim nëse plotësohen disa kushte të caktuara.

Zaragoza ka nënshkruar një kontratë me Romën deri në vitin 2030, dhe tani mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje të transferimit.

I lindur në Malaga në vitin 2001 dhe me një lartësi prej 1.64 m, Zaragoza është një sulmues teknik dhe i shkathët, i njohur për aftësinë e tij për të dribluar kundërshtarët në lojën një për një.

Pavarësisht se është një sulmues krahu natyral, ai preferon të luajë në të majtë për të hyrë në qendër dhe për të goditur portën me këmbën e tij të preferuar. Ky stil loje e bën atë një përforcim të mundshëm ideal për kërkesat taktike të trajnerit Gasperini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit