Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër për situatën në aksin Librazhd–Përrenjas, i cili u bllokua për orë të tëra për shkak të mosmirëmbajtjes së rrugës.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji akuzoi qeverinë për korrupsion dhe neglizhencë, duke theksuar se ky incident ishte një shembull i keq i menaxhimit të infrastrukturës dhe pasojave të saj për qytetarët dhe bizneset.
Postimi i plotë i Ervin Salianjit:
Është e turpshme që në vitin 2026 një aks kombëtar si Librazhd – Përrenjas të bllokohet totalisht për orë të tëra.
Jo nga ndonjë fatkeqësi e jashtëzakonshme.
Por nga mungesa e mirëmbajtjes.
Nga neglizhenca.
Nga korrupsioni.
Për më shumë se dy orë, e gjithë juglindja u la e izoluar, sikur të mos ishte pjesë e këtij vendi.
Qytetarë të bllokuar në rrugë.
Ambulanca në pritje.
Biznese të paralizuara.
Familje të rrezikuara.
Kjo është pasqyra reale e keqqeverisjes.
Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben dhe shteti zhduket.
Shteti nuk matet me fasada e postime.
Matet me rrugë që funksionojnë.
Me siguri.
Me përgjegjësi.
Shqiptarët nuk meritojnë izolim.
Meritojnë një qeveri që punon.









