-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit brenda berberhanes: Qëllova!

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur pronari i berberhanes, 30-vjeçari Sokol Daci.

Burime policore bëjnë me dije se ka dyshime edhe për një tjetër person të plagosur, i cili besohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacionit, personi tjetër ishte brenda berberhanes bashkë me një polic dhe disa të tjerë, ndërsa Policia po kryen kontrolle në klinika dhe spitale private për ta lokalizuar atë.

Autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë tre persona, kanë ardhur me një automjet tip ‘Audi’, ku njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

Dyshohet se personat brenda berberhanes janë kundërpërgjigjur gjithashtu me armë. Oficeri i Policisë, i cili ndodhej rastësisht brenda, ka deklaruar se qëlloi për të frikësuar dhe neutralizuar autorët.

Sokol Daci u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Ai nuk ka precedentë penalë dhe njihej në zonë si si berber Coli dhe si një qytetar i qetë.

Ekspertët e Policisë janë rikthyer paraditen e së hënës në vendin e ngjarjes, duke marrë gjurmët e gjakut dhe të tjera prova, me qëllim të verifikimit nëse ka pasur edhe persona të tjerë të plagosur dhe për të identifikuar çdo individ të përfshirë./ Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit