Gjykata Kushtetuese ka mbajtur një seancë më 3 shkurt 2026 për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ajo është nën hetim për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe disa tendera të tjerë.
Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse do të shpallë antikushtetues pezullimin e Ballukut, ose do të kërkojë kohë të mëtejshme për vendimmarrje.
Akuzat me të cilat përballet Balluku:
“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:
“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK.









