Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar një tjetër problematikë që lidhet me mungesën e transparencës në administratën shtetërore, duke kritikuar ashpër Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për mosdhënien e informacionit të kërkuar.
“Kam kërkuar marrje informacioni. Ka institucione që nuk përgjigjen, ose i pyet për vezë e të përgjigjen për bomba. Që në 20 nëntor kam kërkuar informacion dhe nuk përgjigjen se nuk i pëlqen pyetja, punë e madhe që si pëlqen, të kthejnë përgjigje,” tha Braçe në Kuvend.









