-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmirësohet gjendja e Sokol Dacit pas atentatit, dyshohet për hakmarrje lidhur me fisin Ndoka

Kryesoret

Sokol Daci, 30-vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Lezhë, ka kaluar një periudhë përmirësimi në gjendjen e tij shëndetësore. Ai u qëllua me katër plumba ndërsa ndodhej në berberhanen e tij në Rrilë të Lezhës.

Aktualisht, Daci është i intubuar dhe ka ende probleme abdominale, por mjekët e konsiderojnë gjendjen e tij të qëndrueshme. Daci është baba i një fëmije të mitur, vetëm 7 muajsh.

Atentati kishte për shënjestër Merando Nikulajn, për të cilin dyshohet se autorët e sulmit, të cilët udhëtonin me dy automjete (Audi dhe Passat), e kishin ndjekur gjatë natës deri në berberhanen e tij.

Me pas, ata hapën zjarr, duke plagosur Dacin aksidentalisht, ndërkohë që Nikulaj ishte gjithashtu i shënjestruar. Polici Besard Kovaci, i cili ndodhej me Nikulajn, u përgjigj me zjarr ndaj sulmuesve.

Policia ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar, përfshirë tre anëtarë të fisit Ndoka dhe policin Kovaci, i cili është ndaluar për shpërdorim detyre. Hetimet kanë lidhur ngjarjen me një përplasje të mëparshme, një aksident rrugor në Shëngjin më 9 mars 2025, ku ishin të përfshirë anëtarët e familjes Ndoka, duke e lidhur këtë ngjarje me një hakmarrje të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit