Treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Enton Dhimitri rrëzuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli, Ervis Bardhi duke miratuar vendimin e Apelit të Posaccëm të datës 15 nëntor 2023.
Gjykata e Apelit dënoi me burg përjetë Ardjan e Florenc Çapjan dhe Jorgo Lekun për vrasjen e dyfishtë të babë e birë në vitin 2012.
Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie.
I gjithë grupi u shpall fajtor për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.
Ardjan Çopja (Çapja) dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në dekadën e fundit, mes së cilave edhe disa atentate.









