Një grindje e momentit ka degjeneruar në dhunë në Sarandë më 4 shkurt, ku 45-vjeçari Gëzim Preçi, banues në Lezhë, ka goditur pa arsye 48-vjeçarin Gentjan Mustafa, banor i Shelegarit.
Si pasojë, Mustafa ka pësuar thyerje kockash dhe hemorragji nën sy. Ai është dërguar në spitalin e Sarandës dhe më pas në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka arrestuar Preçin për “Plagosje të rëndë me dashje”. Burimet sugjerojnë se ai ka pasur probleme shëndetësore mendore dhe do të dërgohet në spitalin psikiatrik në Lezhë për ekspertim.









