Edi Martini është shpallur trajneri më i mirë i muajit janar në Kategorinë Superiore.
Në muajin janar Vllaznia regjistroi 4 fitore të rëndësishme në kampionat duke mposhtur skuadrat e Egnatias, Dinamos, Partizanit dhe Teutës, fitore këto që i dhanë mundësinë të marrë kreun e klasifikimit.
Edi Martini e mori trofeun e Trajnerit më të mirë të Muajit nga tekniku i Kombëtares shqiptare U21, Alban Bushi, pak çaste përpara fillimit të sfidës mes Vllaznisë dhe Vorës.









