Këngëtari Redon Makashi ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe ngushëllimet që ka marrë pas humbjes së të atit, aktorit të njohur Fitim Makashi.
Në një postim emocionues, Redoni theksoi se fjalët e ngushëllimit e kanë lehtësuar dhimbjen e tij dhe të familjes, duke kujtuar ndikimin e madh që ka pasur i ati në artin shqiptar.
“Miq, gjatë këtyre ditëve tejet të vështira për ne dhe aspak të lehta për t’i gjetur fjalët duam t’ju falenderojmë për të gjitha komentet pozitive për tim atë, Fitim Makashi! Secili prej jush na e lehtësoi sadopak dhimbjen e na bënë të kuptojmë sesa impakt e mbresa ka lënë ai tek ju përmes roleve, artit të fjalës e humanizmit që e karakterizonte!” – Redon Makashi.
/5pyetjet.al









