Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ka kërkuar dhe ekzekutuar arrestimin e Gj.F., i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë mashtruese fiskale që ka shkaktuar pasoja të mëdha financiare për buxhetin e shtetit.
Gj.F. akuzohet për “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH-në” dhe “Fshehje të të ardhurave”, duke përdorur subjektin tregtar “Dorina Fela” për të realizuar shitje fiktive në vlerën totale prej 149 milionë lekësh.
Skema mashtruese ka sjellë një dëm për buxhetin e shtetit në shumën 62.7 milionë lekë përmes deklaratave të pasakta dhe faturave fiktive për të përfituar padrejtësisht kreditimin e TVSH-së dhe uljen e bazës tatimore.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e pasojave financiare të këtij mashtrimi.
/5pyetjet.al









