Në Gjykatën Speciale në Hagë të hënën nisin deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.
Prokurorja West është cituar të ketë thënë – sipas përkthimit në gjuhën shqipe – se kërkohet “një vendim i vetëm prej 45 viteve”.
Mirëpo, zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennet i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bëhet fjalë për kërkesë për dënim prej 45 vjetësh për secilin prej të akuzuarve – pra 180 vjet burgim në total.
Kryeprokurorja e Hagës: Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme









