Një 39-vjeçar nga Kosova u arrestua në Kukës pasi tentoi të kalonte kufirin me municion dhe armë të paligjshme.
Gjatë kontrollit të automjetit të tij, Policia Kufitare gjeti dy karikatorë me fishekë, dy thika, një sëpatë dhe një shkop metalik, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Shërbimet e Policisë Kufitare realizuan një kontroll të detajuar mbi automjetin, bazuar në analizën e riskut, dhe zbuluan armët dhe municionin që po transportoheshin ilegalisht.
Pas arrestimit, ai u akuzua për “Trafikimin e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”. Çështja ka kaluar për hetime të mëtejshme nga Prokuroria e Kukësit.









