-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Qytetarët paguajnë më shtrenjtë ushqimet, ndërsa oligarkët përfitojnë

Kryesoret

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë u shoqërua me tensione dhe debate të forta pas propozimeve të Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së te shporta ushqimore.

Deputeti Ilir Blushi akuzoi mazhorancën për favorizim të oligarkëve dhe për mosrealizim të premtimeve të mëparshme ndaj pensionistëve dhe qytetarëve të zakonshëm.

“Ulja e TVSH-së për produktet bazë nuk është vetëm një masë ekonomike, por një akt social dhe moral. Për një pensionist apo një familje në vështirësi ekonomike, nuk ka asgjë më jetike sesa të blejë bukën, qumështin, vezët, miellin apo vajin më lirë, sidomos në kushtet kur parashikohet rritje e inflacionit. Mazhoranca ka favorizuar oligarkët dhe bizneset e mëdha, duke ulur barrën tatimore për resortet luksoze dhe blerësit e jahteve, ndërsa qytetarët më të varfër paguajnë ushqimet e shportës deri në 50% më shtrenjtë. Për këtë arsye, kërkojmë që Kuvendi të miratojë projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për produktet bazë, një hap që është në interes të qytetarëve dhe një përgjigje reale ndaj krizës së kostos së jetesës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit