Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në bashkinë Maliq. Një burrë rreth 61 vjeç është gjetur pa shenja jete në fshatin Vashtëmi.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka përdorur një armë gjahu, ndërsa shkaqet që kanë çuar në këtë akt mbeten ende të paqarta. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.









