-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të përfshirë në skandalin Epstein, hetohen dy diplomatë norvegjezë

Kryesoret

Autoritetet norvegjeze kanë nisur hetimet ndaj dy diplomatëve për shkak të marrëdhënieve të tyre me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur në burg në vitin 2019 ndërsa priste gjyqin për krime seksuale ndaj të miturve.

Njësia norvegjeze për krimet financiare, Økokrim, konfirmoi të hënën se po heton Mona Juul, e cila dha dorëheqjen të dielën nga posti i ambasadores në Jordani dhe Irak. Ajo dyshohet për korrupsion gjatë kohës që ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Bashkëshorti i saj, Terje Rød-Larsen, ish-diplomat dhe ish-president i Institutit Ndërkombëtar të Paqes (IPI), po hetohet për bashkëpunim në korrupsion të rëndë.

Kreu i Økokrim, Pål Lønseth, deklaroi se hetimi synon të sqarojë nëse janë kryer vepra penale dhe se bëhet fjalë për një proces të gjerë dhe afatgjatë. Sipas tij, hetimet do të përqendrohen, ndër të tjera, nëse Juul ka përfituar avantazhe për shkak të pozicionit të saj zyrtar.

Avokatët e të dyshuarve kanë bërë të ditur se klientët e tyre po bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet dhe se janë të bindur se akuzat do të rezultojnë të pabazuara.

Çifti Juul–Rød-Larsen ishte pjesë e grupit të vogël të diplomatëve që luajtën rol kyç në ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Oslos (1993–1995). Ata janë figurat më të fundit norvegjeze të profilit të lartë që përfshihen në skandalet e dala nga dosjet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me Epstein.

Zbulimet kanë tronditur opinionin publik në Norvegji, veçanërisht për shkak të lidhjes së Epstein me Princeshën e Kurorës Mette-Marit, e cila ka shprehur “keqardhje të thellë” dhe ka pranuar se ka treguar “gjykim të dobët”.

Økokrim ka hapur gjithashtu hetim ndaj Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë, ish-kryetar i Komitetit të Nobelit dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Europës. Autoritetet theksojnë se përmendja në dosje nuk nënkupton automatikisht shkelje ligjore.

Sipas dokumenteve amerikane, dy fëmijët e Juul dhe Rød-Larsen rezultojnë përfitues të një trashëgimie prej 10 milionë dollarësh nga Epstein. Dosjet tregojnë gjithashtu se familja kishte vizituar ishullin privat të Epstein në vitin 2011.

Mona Juul pritet të merret në pyetje nga Økokrim gjatë kësaj jave./ vizionplus

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit