-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ambasadorët’ kundër Ministrisë së Jashtme

Kryesoret

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar ndaj projektligjit për Shërbimin e Jashtëm, i cili po shqyrtohet në Kuvend.

Organizata ka ndjekur diskutimet në komisionet parlamentare dhe shpreh shqetësim se sugjerimet e bëra ndër vite nga diplomatë me përvojë nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sipas Këshillit, ligji po trajtohet si çështje partiake dhe jo si një reformë me interes kombëtar.

Kjo, sipas tyre, dëmton ndërtimin e një shërbimi diplomatik profesional dhe të qëndrueshëm.

Trupa diplomatike duhet t’i shërbejë shtetit dhe interesave të Shqipërisë, jo ndryshimeve politike.

KASH shpreh pakënaqësi edhe për faktin që nuk iu dha mundësia të dëgjohej në një seancë të posaçme në Komisionin për Politikën e Jashtme, pavarësisht kërkesës zyrtare.

Organizata përbëhet nga ish-ministra të Jashtëm, ish-ambasadorë dhe drejtues të lartë të diplomacisë shqiptare.

Sipas vlerësimit të Këshillit, miratimi i ligjit në këtë formë rrezikon të dobësojë karrierën diplomatike, të rrisë ndikimin politik në emërime dhe të krijojë pasiguri për diplomatët e karrierës. Një situatë e tillë mund të dëmtojë vazhdimësinë dhe besueshmërinë e diplomacisë shqiptare.

Në këtë kuadër, KASH kërkon që projektligji të tërhiqet dhe procesi të rihapet me përfshirje të gjerë politike dhe profesionale. Po ashtu, i është bërë thirrje Presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin në formën aktuale dhe ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend.

Organizata njofton se do të ndjekë edhe rrugë ligjore për ta kundërshtuar ligjin, përfshirë mundësinë e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, në mbrojtje të një shërbimi diplomatik profesional dhe të pavarur nga politika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit