Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet në gjyqin e Hagës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se narrativa e krijuar mund të dëmtojë realitetin historik dhe juridik të Luftës së Kosovës.
KASH shprehet se barazimi i agresorit me viktimën është një fyerje ndaj popullit të Kosovës dhe aleatëve të tij perëndimorë, që ndihmuan në luftën për çlirimin e vendit.









