-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Rexhep Selimit: ZPS-ja nuk ka prova për krimet e pretenduara ndaj klientit tim

Kryesoret

Në gjykatën e Hagës, ka nisur fjalën përmbyllëse ekipi mbrojtës i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Avokati i tij, Geoffrey Roberts, në fjalën e tij të hapjes, theksoi se Prokuroria e Specializuar e Kosovës (ZPS) nuk ka arritur të paraqesë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat ndaj klientit të tij.

“Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet që i ngarkohen. ZPS-ja nuk ka arritur të provojë asnjë nga këto krime të pretenduara”, u shpreh Roberts. Ai theksoi se kjo është pozita e ekipit mbrojtës, duke i kërkuar gjykatës të shqyrtojë me kujdes mungesën e provave të qarta dhe të mjaftueshme për të mbështetur akuzat ndaj Selimit.

Mbrojtja e Selimit i bën thirrje gjykatës të refuzojë akuzat dhe të shpallë pafajësinë e klientit të tij, duke argumentuar se ZPS-ja nuk ka arritur të paraqesë prova bindëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit