Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Gjatë një interpelance në Kuvend, Balla sqaroi se ky proces do të zhvillohet pas marrjes së vendimit të zbardhur nga Gjykata Kushtetuese, për të cilin pritet transparencë.
“Qëndrimi i grupit parlamentar të PS është tërësisht në përputhje me Kuvendin. Këshilli i Mandateve ka një periudhë të caktuar, dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë determinant për zhvillimet e mëtejshme,” tha Balla, duke shtuar se pavarësisht se 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kishin vendosur në favor të kërkesës së kryeministrit, ky proces do të vazhdojë në përputhje me ligjin dhe procedurat parlamentare. Ai gjithashtu bëri thirrje që të zbardheshin dhe të publikohej vendimi përkatës në Fletoren Zyrtare, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe respektimit të procesit ligjor.









