-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shorti i Nations League 2026/27, format i ri dhe shans shtesë për Shqipërinë

Kryesoret

Sot në Bruksel hidhet shorti i Nations League 2026/27, një edicion që sjell ndryshime në kalendar dhe fazën finale.

Faza e grupeve do të nisë me katër ndeshje radhazi në fund të shtatorit 2026, ndërsa në mars 2027 do të luhen çerekfinalet e Ligës A dhe play-off-et mes ligave.

Ky sezon lidhet me kualifikimin për EURO 2028, pasi renditja në Nations League mund të ofrojë një mundësi shtesë përmes play-off-it.

Shqipëria do të garojë në Ligën C dhe synon vendin e parë në grup, që do t’i siguronte një shans rezervë për t’u kualifikuar në Europian nëse nuk ia del në eliminatoret e rregullta.

Kalendari i të gjitha fazave është si më poshtë:

Faza e Grupeve: Ndeshjet 1–4 (24 shtator – 6 tetor 2026) dhe Ndeshjet 5–6 (12–17 nëntor 2026).

Faza Play-off: Çerekfinalet e Ligës A dhe play-off për ngjitje/zbritje (25–30 mars 2027).

Finalet: Gjysmëfinalet dhe finalja (9–13 qershor 2027).

Për Shqipërinë, cilësimi si fituese e grupit në Ligën C do t’i ofrojë një mundësi për t’u kualifikuar në EURO 2028 përmes play-off-it. Ekipi është vendosur në vazon e parë për shortin e sotëm, pas rënies nga Liga B.

Shqipëria ka dy mundësi për t’u kualifikuar për EURO 2028:

  1. Kualifikimi Direkt: Duke përfunduar si fituese e grupit ose ndër 8 vendet e dyta më të mira në kualifikueset e Euro 2028.
  2. Mundësia përmes Nations League: Nëse del fituese e grupit në Ligën C, garanton një vend në play-off që do të zhvillohet në mars 2028.

fitimi i grupit në Ligën C është thelbësor për një “biletë rezervë” në këtë proces.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit