Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Grupin C1 të UEFA Nations League, duke u përballur me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinos, pas shortit të hedhur në Bruksel.
Sidoqoftë, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka theksuar se prioriteti i skuadrës mbetet te ndeshjet e fazës play-off për Botërorin 2026, që do të zhvillohen në muajin mars.
Ai theksoi se, edhe pse Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, ekipi është më i përqendruar në përgatitjet për play-off-et.









