Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë një artikull nga The Wall Street Journal, ku raportohet se Pentagoni po përgatit dislokimin e një aeroplanmbajtëses të dytë amerikane në Lindjen e Mesme.
Ky veprim është një mesazh i qartë paralajmërues për Iranin, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin forcën ushtarake, si dhe mjetet diplomatike dhe ekonomike për të ushtruar presion.
Burimet konfirmojnë se aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush pritet të nisë brenda dy javësh dhe mund të ketë një përshpejtim të procedurave të nisjes nga bregu lindor i SHBA-së. Ky veprim është pjesë e përgatitjeve për një mundësi sulmi ndaj Iranit.









