Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në automjet një sasi të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua së bashku me mjetin.
Policia ka dorëzuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa 25-vjeçari akuzohet për “Trafikimin e narkotikëve” dhe “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”.









