Barcelona mori një humbje të turpshme në transfertën ndaj Atletiko Madridit, duke u mundur 4-0 në ndeshjen e parë për Kupën e Mbretit.
Katalanasit pësuan të katër golat në pjesën e parë dhe nuk arritën të reagonin gjatë gjithë sfidës.
Gjatë ndeshjes pati polemika të ndryshme, si anulimi i golit të Kubarsit pas vetëm 8 minutash, dhe një moment tensioni mes Lamine Jamalit dhe mbrojtësit të Atletikos, Mark Pubill.
18-vjeçari Jamal vazhdoi të sulmonte vazhdimisht mbrojtësin, duke shkaktuar përplasje dhe duke përfshirë edhe lojtarët e tjerë.
Këto momente tensioni, që nuk u transmetuan në TV, kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë kritikuar talentin spanjoll të Barcelonës për sjelljen e tij.









