Banorët e Urës së Gjolës në Fushë-Krujë kanë ngritur zërin në protestë kundër gjendjes së rëndë të rrugës që lidh fshatin e tyre me autostradën Fushë-Krujë-Vorë.
Ata shprehen se rikonstruksioni i këtij aksesi ka mbetur vetëm një premtim elektoral, ndërsa rruga është e mbushur me gropa dhe pellgje uji, duke bërë të pamundur kalimin e mjeteve.
“Më shumë e kemi riparuar vetë. Në bashki jemi të humbur, të tradhtuar, sepse nuk ka menduar askush për ne”, shprehen banorët të zemëruar. Rruga, e cila nuk ka parë kurrë asfalt, shërben për rreth 100 familje dhe është bërë e pakalueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe bllokuar shërbimet emergjente.
Banorët kërkojnë që të ndërhyhet urgjentisht dhe të rregullohet infrastruktura, pasi kalimi i autoambulancave dhe zjarrfikësve është i pamundur. Ata shprehen se janë të lodhur nga premtimet dhe kërkojnë që Bashkia e Krujës të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi. Nëse nuk marrin përgjigje, ata paralajmërojnë se do të bllokojnë autostradën Fushë Krujë-Vorë.
Ky protestë erdhi pas periudhës së shpronësimeve për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, kur atyre iu premtua ndihmë për rikonstruksionin e rrugës, një premtim që ka mbetur i pambajtur.









