Bashkëkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë diskutimeve në Komisionin për Reformën Zgjedhore, theksoi rëndësinë e shmangies së dështimeve të vitit 2020 dhe hartimin e një strategjie të qartë.
Ai vuri në dukje se duhet të lihen mënjanë faktorët që çuan në dështimin e proceseve të mëparshme dhe se është e nevojshme që ky komision të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR me konsensus.
“Nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2020, dhe është shumë e rëndësishme që të hartohet një strategji, duke lënë mënjanë faktorët që në të shkuarën kanë çuar në dështimin e proceseve. Ky Komision ka për detyrë të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR me konsensus dhe të sigurojë që kjo reformë të ketë sukses. Sistemi zgjedhor është një nga problemet që kemi, dhe pushtimi i zgjedhjeve nga shteti është një problematikë e madhe.”
/5pyetjet.al









