Gjykata e Strasburgut ka shpallur një vendim në të cilin theksohet se Shqipëria duhet të zvogëlojë ngarkesën e çështjeve të prapambetura në gjykata dhe të plotësojë vendet vakante në sistemin gjyqësor. Ky vendim vjen pas ankesave të qytetarëve për tejzgjatje të procesëve gjyqësore, me një rast konkret ku drejtësia u vonua për tetë vjet e 11 muaj.
Gjykata e Strasburgut ka kërkuar që Shqipëria të sigurojë burimet e nevojshme për sistemin gjyqësor dhe të përmirësojë kapacitetet e gjykatave, veçanërisht në nivelin e gjykatës administrative të apelit, ku pritet që ngarkesa e çështjeve të bjerë në vitin 2030, por vetëm nëse bëhen ndërhyrje në ligj dhe infrastrukturë. Skenari më i keq parashikon se, nëse vazhdon me ritmin e tanishëm, 20 mijë çështje do të mbeten ende të papërfunduara në vitin 2030.
Ndërkohë, problemet më të shpeshta për tejzgjatjen e proceseve lidhen me çështjet administrative dhe civile, për të cilat qytetarët ankohen për shkelje të Kushtetutës.
/5pyetjet.al









