Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona nga Turqia, pas denoncimit të një 31-vjeçareje suedeze, e cila ka pretenduar se ka përjetuar abuzim seksual në një apartament me qira pranë zonës së Zogut të Zi.
I dyshuari kryesor, 29-vjeçari Ferhatcan Cicek nga Stambolli, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa viktima, e identifikuar si V. E., u dërgua për ekzaminim mjekësor, ku u konstatua dëmtime që përputhen me abuzimin seksual.
Gjatë kontrollit në banesën e qirasë, policia sekuestruar gjithashtu një sasi kanabisi. Ferhatcan Cicek do të ngarkohen edhe me akuzën për prodhim dhe shitje droge. Po ashtu, janë arrestuar dhe dy të tjerë, 28 dhe 31 vjeç, të cilët dyshohet se kanë konsumuar drogë dhe janë akuzuar për moskallëzim krimi dhe përdorim të lëndëve narkotike.









