-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skënderbeu rikthehet te fitorja, mposht Apoloninë me rezultain 3-2

Kryesoret

Skënderbeu u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë. Korçarët triumfuan 3-2 me përmbysje ndaj Apolonisë, në duelin e javës së 24-t.

Takimi nisi malore për juglindorët, që e panë veten në disavantazh shumë herët. Talenti Romarjo Sulo, i dha avantazhin fierakëve në minutën e shtatë.

Megjithatë, në minutën e 30-të, Nasr riktheu baraspeshën. Egjiptiani shënoi me kokë, pas një krosimi të marrë në zonë.

Në fundin e pjesës së parë, arbitri i anuloi një gol Beshirajt për vendasit, për pozicion jashtë loje.

Fraksioni i dytë nisi me Skënderbeun më kërkues. Në minutën e 61-të, ishte sërish Nasr, që shënoi të dytin me penallti, për të përmbysur rezultatin.

Sulmuesi vulosi fitoren e vendasve në minutën e 80-të, ku kompletoi tripletën personale për këtë takim.

Në fund, goli i Topit, kishte vetëm vlerë statistikore për miqtë. Me këtë sukses, Skënderbeu ruan vendin e parë me 51 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë.

Apolonia renditet në vendin e nëntë, me 24 pikë të grumbulluara./ klantv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit