Nënkryetari i Bashkisë së Tirana, Blend Sula, ka zhvilluar një vizitë në Bari, ku u takua me kryebashkiakun Vito Leccese për të diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy qyteteve.
Gjatë komunikimit të tij publik, Sula vuri theksin te pesha historike që Bari ka për shqiptarët, duke kujtuar ngjarjet e vitit 1991, kur porti i qytetit italian u kthye në pikëmbërritje për mijëra emigrantë nga Shqipëria.
Ai theksoi se ajo periudhë, e mbushur me sfida dhe emocione, sot përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të lidhjeve mes dy vendeve.
Sipas tij, pas më shumë se tre dekadash, raporti mes Tiranës dhe Barit ka evoluar drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm, me synimin për të ndërtuar projekte të përbashkëta dhe për të forcuar lidhjet institucionale e qytetare në të ardhmen.
/5pyetjet.al









