Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënim me 45 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai e cilësoi kërkesën si “absurde”, duke e krahasuar me një dënim të përjetshëm, pasi është e paimagjinueshme që individët të mbijetojnë për më shumë se 45 vjet në burg, në mungesë të provave të forta.
Bosch theksoi se edhe në një skenar hipotetik, dënimi është tepër i rëndë, dhe i bëri apel gjykatësve që të jenë objektivë dhe të shohin se Prokuroria ka një “rast shumë të dobët”. Sipas tij, nëse gjykatësit janë të drejtë, ata duhet ta hedhim poshtë çështjen për shkak të mungesës së provave.
Gjithashtu, Bosch mbështeti protestat e paralajmëruara në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar fyerje për Kosovën çdo akuzë që i quan ata si një “organizatë kriminale”. Ai u shpreh se protestat janë të nevojshme, por duhet të mbahen pa dhunë, pasi ato janë një shprehje e protestës kundër ofendimit të vendit dhe historisë së tij.









