Partizani dhe Tirana do të ndeshen në “Arenën Kombëtare” në një sfidë të rëndësishme për javën e 24-të të Superiores, me start në orën 16:30. Vëmendja është përqendruar në kampin bardheblu, ku Redon Xhixha është në stol për shkak të shqetësimeve fizike, edhe pse mund të jetë pjesë e lojës si alternativë.
Ndërkohë, Partizani, i cili vjen në këtë përballje me një moral të lartë dhe një diferencë prej 9 pikësh ndaj Tiranës, ka më shumë mundësi për formacionin e tij. Bilanci i ndeshjeve të këtij sezoni është i barabartë: Tirana fitoi 0-3 në fazën e parë, ndërsa Partizani iu përgjigj me një fitore 0-2 në dhjetor.









