-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Këshilli i Paqes do të dëshmohet si organi më i rëndësishëm ndërkombëtar në histori

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se shtetet pjesëmarrëse në Këshillin për Paqen në Gaza janë angazhuar të kontribuojnë me mbi 5 miliardë dollarë për t’i dhënë fund luftës në rajon dhe për rindërtimin e tij. Në një postim në platformën Truth Social, Trump njoftoi gjithashtu një takim të ri të Këshillit të Paqes më 19 shkurt në Institutin e Paqes “Donald J. Trump” në Uashington, ku do të shpallen detajet për fazën e parë të planit.

Sipas Trump, shtetet anëtare kanë premtuar 5 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e Gazës, dhe kanë angazhuar mijëra efektivë për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale për të garantuar sigurinë dhe paqen. Ai theksoi gjithashtu se Hamasi duhet të respektojë angazhimin për çmilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm në territorin e Gazës për të siguruar stabilitet afatgjatë.

Trump përmendi gjithashtu sukseset e mëparshme të Këshillit të Paqes dhe shprehu besimin se ky organ do të jetë një nga më të rëndësishmit në historinë ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit