Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga qelia, duke shprehur mirënjohje të thellë për Heronjtë, Dëshmorët, luftëtarët dhe etërit e Pavarësisë që me sakrificën dhe përkushtimin e tyre realizuan ëndrrën shekullore të lirisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta theksoi se Pavarësia e Kosovës është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në rajon, ndërsa vlerësoi Kosoven për rolin e saj si një shembull i demokracisë funksionale, me zgjedhje të lira dhe institucione të përgjegjshme.
Ai gjithashtu nderoi Presidentin Ibrahim Rugova dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për vizionin dhe udhëheqjen e tyre drejt shtetësisë.
“Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!”, ka përfunduar Ilir Meta në mesazhin e tij.









