Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sukth, ku 23-vjeçarja F.T. ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.
Ajo u transportua në spitalin e Durrësit më 16 shkurt 2026, ku dyshohet të ketë konsumuar Fotoksinë.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, F.T. u dërgua për trajtim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por nuk arriti të mbijetojë.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet dhe materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.









