-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

40-vjeçari zhduket në Skrapar, sendet e tij të gjetura pranë kanioneve

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku 40-vjeçari Ilir Kurti është raportuar i zhdukur për më shumë se 24 orë, duke shkaktuar shqetësim të madh te familja dhe të afërmit.

Ai ka humbur kontaktet që nga mëngjesi i ditës së djeshme, ndërsa përpjekjet për ta gjetur kanë dështuar deri më tani.

Burime nga familja bëjnë të ditur se më parë Kurti ka dërguar një mesazh shqetësues tek vëllai i tij, që jeton në Francë, duke ngritur dyshime për një ndodhi të papritur.

Pas këtij mesazhi, miqtë dhe të afërmit kanë nisur kërkimet në zonë, dhe mbrëmjen e djeshme kanë gjetur motorin e tij të braktisur pranë kanioneve.

Aty janë konstatuar disa sende personale, përfshirë një cigare të ndezur dhe një shishe verë, të cilat ngjallin më shumë pyetje për shkaqet e zhdukjes.

Ilir Kurti jetonte me nënën e tij dhe është baba i një fëmije. Ai është i divorcuar dhe ka krijuar një lidhje të ngushtë me komunitetin. Pas kësaj ngjarje, familja dhe miqtë e tij kanë bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve, duke kërkuar çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit