Reshjet e pakta të shiut vazhdojnë që të nxjerrin në pah cilësinë skandaloze të punimeve në rrugët kryesore dhe dytësore të Shqipërisë. E fundit është rruga Grekan–Shelg në Belsh. Shembjet dhe çarjet në trupin e rrugës kanë rritur ndjeshëm rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.
Çarjet e thelluara dhe rrëshqitjet anësore kanë krijuar paqëndrueshmëri. Aksi Grekan–Shelg lidh Bashkinë Belsh me Bashkinë Cërrik dhe punimet për ndërtimin e saj me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nisën në vitin 2019 dhe përfunduan në nëntor të vitit 2023.









