Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku një mësues është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka goditur një nxënës të klasës së shtatë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në datën 10 shkurt 2026.
Nxënësi ka kallëzuar mësuesin B.D., i cili është 51 vjeç, duke deklaruar se ai e ka goditur në trup për motive të dobëta.









