Disa ditë pas përurimit të aksit rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, kanë dalë në pah probleme të mëdha.
Në disa pjesë të rrugës janë shfaqur çarje të thella, ndërsa anësoret janë dëmtuar nga rrëshqitjet e dherave, duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve dhe duke vënë në dyshim qëndrueshmërinë e punimeve.
Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar për këto dëmtime, të cilat nuk janë të rastësishme, pasi vetëm pak ditë më parë, segmenti pësoi dëmtime të mëdha në kilometrin e 13.
Çarjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë ngritur dyshime për problemet në projektim dhe mbikëqyrje.
Qytetarët kërkojnë sqarime nga autoritetet dhe shprehin shqetësimin se ky segment mund të bëhet shkak i aksidenteve serioze në të ardhmen.









