Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së gjuhës shqipe për brezat e ardhshëm.
Në një mesazh të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ndau një video me poezinë “Gjuha shqipe”, të interpretuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi, fituese e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe.
“Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe. Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare,” shprehet Presidenti.
Presidenti Begaj shprehu krenarinë për gjuhën shqipe dhe apeloi për ruajtjen dhe pasurimin e saj, duke theksuar se gjuha është një element i fuqishëm identitar i kombit shqiptar.









