-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorëzohet pas 4 muajsh në arrati Gëzim Allçi, i dyshuar për përkrahje në vrasjen në Manëz

Kryesoret

Gëzim Allçi, 31 vjeç, është dorëzuar pas katër muajsh në arrati, duke u paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Allçi, banues në Manëz, akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh” dhe “Përkrahje e autorit të krimit” lidhur me vrasjen e dyfishtë në Manëz, më 22 tetor 2025.

Ai dyshohet se ka ndihmuar Daniel Pepën, të akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit, pas një konflikti në një lokal. Policia ka sekuestruar një pistoletë, të cilën Allçi e kishte me vete gjatë ngjarjes.

Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën “Arrest në burg” për të, në mungesë, më 13 nëntor 2025. Pas dorëzimit, materialet për rastin i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit