-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 28-vjeçari që iku pa paguar karburantin, rrezikoi jetën e punonjësit

Kryesoret

Një 28-vjeçar është arrestuar pas vjedhjes së karburantit dhe rrezikimit të jetës së punonjësit të një karburanti në Shupenzë.

Pas furnizimit me naftë, i arrestuari, A. Xh., u largua me shpejtësi pa paguar, duke rrezikuar jetën e punonjësit që përpiqej të parandalonte ikjen.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Bulqizë, duke përdorur pamjet filmike dhe prova të tjera, mundën të identifikonin dhe kapnin 28-vjeçarin, i cili ishte i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vjet. Gjatë arrestimit, u sekuestrua automjeti dhe një kapuç në formë maske.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit