-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohen mbi 3100 pajisje elektronike të falsifikuara nga autoritetet doganore

Kryesoret

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregëtimit pa autorizimet përkatëse.

Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregëtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme, siç ka dëshmuar në aksionet e fundit, garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që kryen shkelje të Kodit Doganor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit