-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Juglindja 24 orë bllokuar, vijon kaosi në rrugën Librazhd-Prrenjas

Kryesoret

Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas, në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, është bllokuar plotësisht pas dëmtimit të rëndë të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.

Prej mesditës së shtunë, qarkullimi është ndaluar për të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato emergjente, për shkak të rrezikut të shembjes së urës.

Ura ka pësuar një fundosje totale prej 50 cm gjatë tre ditëve të fundit dhe ka pasur një zhvendosje të konsiderueshme horizontale, duke e bërë segmentin të pakalueshëm.

Kompania ANK shpk po punon për ndërtimin e një Bay Pass-i provizor dhe për krijimin e një korsie emergjence për të mundësuar qarkullimin, por mjetet e tonazhit të rëndë do të ndalohen.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të bëjë një vlerësim të sigurisë për të vendosur hapjen e pjesshme të segmentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit