Juventusi ka shpresa për rikuperimin e dy futbollistëve të rëndësishëm, Gleison Bremer dhe Kenan Yildiz, për ndeshjen e së mërkurës ndaj Galatasaray, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e kaluar.
Të dy lojtarët po kryejnë terapi intensive në Continassa për t’u rikthyer në fushë. Bremer, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes së parë me turqit, dhe Yildiz, i cili pati një problem në pulpën e majtë, po menaxhohen me kujdes për të shmangur risqet e reja.
Edhe pse përmbysja e rezultatit duket e vështirë, stafit teknik të Juventusit është optimist për mundësinë që të dy futbollistët të jenë në dispozicion, edhe nëse vetëm nga stoli.
Rikthimi i tyre mund të jetë kyç për të mbajtur shpresat për përmbysjen dhe për kualifikimin në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
/5pyetjet.al









